Lajme
Shqipëria lehtëson procesin e marrjes së dokumenteve biometrikë për mërgimtarët
Pasaportat biometrike mund të merret për 15 ditë
Për të lehtësuar procesin e marrjes së dokumenteve biometrikë për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të bëhen pjesë e historisë duke votuar për herë të parë nga diaspora, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka prezantuar një reformë të re të rëndësishme.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje mes Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë Identitek, e cila do të reduktojë me 50% kohën e nevojshme për pajisjen me dokumente biometrikë.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, koha për marrjen e pasaportës biometrike do të reduktohet nga 30 ditë në vetëm 15 ditë. Ky përmirësim konsiderohet një hap konkret për thjeshtimin e procedurave dhe modernizimin e shërbimeve që ofron shteti shqiptar për diasporën.
Prioritet për qytetarët shqiptarë jashtë vendit
Në fjalën e tij, ministri Hasani theksoi se ky ndryshim reflekton angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve për të vendosur qytetarët në qendër të vëmendjes së shërbimit konsullor.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas nënshkrimit të marrëveshjes e cilësoi si një standard të ri që po aplikohet në funksion të lehtësimit të procedurave për qytetarët shqiptarë.
“Kjo procedurë, e cila më përpara ka qenë në një kohë më të zgjatur për rreth 30 ditë tani do marrë 15 ditë kohë. Edhe njëherë i bëj apel të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë sa më shpejt për kartat ID dhe t’i shohin bashkë me pasaportat për vlefshmërinë e afateve të skadimit”, nënvizoi ai.
“Të gjithë ata që do të aplikojnë jashtë vendit, këtë shërbim do ta ndiejnë menjëherë dhe do të jenë të qartë dhe të sigurt se do t’i vazhdojmë përpjekjet tona për të realizuar sa më shumë angazhimin të cilin ne kemi marrë përsipër. Jemi gjithmonë në shërbim të shtetasve shqiptarë, në shërbim të qytetarëve tanë kudo ku janë”, tha ministri Hasani.
Sipas administratores së “IdentiTek”, konsujt dhe përfaqësuesit e autorizuar do të kenë mundësinë të nënshkruajnë në mënyrë elektronike, format e aplikimit për të bërë të mundur prodhimin e këtyre dokumenteve në një kohë shumë më të shkurtër.
“Në vazhdimësi të nismave për të qenë më afër diasporës në prag të procesit zgjedhor, në bashkëpunim me MEPJ, jemi duke hartuar një kalendar për të vizituar shtetet ku kemi kërkesa të larta për aplikim për dokumente biometrikë. Grupet tona “mobile” do të punojnë me kapacitete të shtuara. Për sa u përket datave përkatëse ku ne do të vizitojmë vendet europiane apo SHBA, do t’i publikojmë në ditët që pasojnë”, nënvizoi ajo.
Një mesazh për diasporën
Kjo nismë synon të adresojë sfidat me të cilat përballen shqiptarët jashtë vendit në lidhje me shërbimet konsullore, duke u ofruar atyre një përvojë më të lehtë dhe të shpejtë.
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë