Shqipëria

Shqipëria, ky vend i mrekullueshëm

Blogeri flet edhe për natyrën shqiptarë me diversitetin e saj të cilën e krahason me Zvicrën

Blogeri me famë botërore, Nuseir Yassin, për disa ditë ka qëndruar në Shqipëri.

Ai ka bërë disa video me Shqipërinë, duke i treguar botës se çfarë vendi është Shqipëria, përcjell albinfo.ch.

“Shkova të vizitoja një vend të mbushur plot me steriotipe si Mafia, Lufta civile, Trafikimi i qenieve njerëzore,korrupsioni dhe krimi dhe ajo që gjeta atje do ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shikoni hartën e botës sërish…”.

Ai përmend edhe tolerancën fetare, një shembull për të tjerët. “Nuk mund ta dallosh se kush është mysliman, katolik, apo çdo lloj feje tjetër. Sepse nuk ka rëndësi. Për ta, të gjitha fetë janë njëlloj.”

Blogeri flet edhe për natyrën shqiptarë me diversitetin e saj të cilën e krahason me Zvicrën, por duke shtuar se sigurisht mund t’ju shkojë më lirë. Në fund blogeri i fton të gjithë të vizitojnë në Shqipëri dhe të thyejnë steriotipet duke zbuluar vendin me njerëzit, kulturën, çmimet dhe natyrën e mahnitshme.