Sport
Shqipëria kundër Kosovës
Takimi mes Shqipërisë dhe Kosovës shihet si mjaft emocionues, sidomos pasi në Kombëtaren shqiptare janë 13 lojtare nga Kosova, ndër to edhe futbollistja më e mirë, Qëndresa Krasniqi
Të enjten më 6 prill në Elbasan do të ndeshen Shqipëria dhe Kosova në konkurrencën e femrave. Kjo ndeshje është e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.
Shorti vendosi që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një grup, ku bëjnë pjesë edhe Greqia e Malta, derisa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri.
Takimi mes Shqipërisë dhe Kosovës shihet si mjaft emocionues, sidomos pasi në Kombëtaren shqiptare janë 13 lojtare nga Kosova, ndër to edhe futbollistja më e mirë, Qëndresa Krasniqi.
“Është normale të kemi emocione, sepse është një ndeshje më e veçantë se ndeshjet e tjera. Por, do të mundohemi që emocionet ti lëmë jashtë fushës dhe do të japim maksimumin që të fitojmë. Unë jam shumë e lumtur që përfaqësoj ngjyrat e Shqipërisë dhe do të jap maksimumin për Kombëtaren”, deklaroi Qëndresa në konferencën për media para këtij takimi që zhvillohet nga ora 12:00.
E-Diaspora
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve Prej kur është zgjeruar Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti,...
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
-
Valdrin Gashi, një kosovar në skenat italiane të operës
-
Festa me një mesazh për shqiptarët: Të ruajmë gjuhën amtare
-
Restoranti “Letzigrund”, vazhdimësi e traditës së familjes Kqira
Jeta në Zvicër
-
Hillary Clinton është parë në Lugano mbrëmjen e së shtunës Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-zonja e parë, Hillary Clinton, është parë në Lugano mbrëmë. Ajo...
-
Pasuritë e paluajtshme rezidenciale zvicerane do të mbeten të kërkuara edhe më 2025
-
Zvicra ka një milioner të ri – nga lotaria
-
Vlerësimet e ekspertëve privatë për vitin 2025: Çfarë pasojash priten për qiramarrësit dhe pronarët?
-
Të huajt me precedentë penalë a mund të marrin leje pune në Zvicër?