Zhvillim
Shqipëria kryeson me investime direkte
Vitin e kaluar investimet e huaja direkte në 5 vendet e Ballkanit kanë qenë 3.7 miliardë dollarë, ndërsa vetëm në Shqipëri janë investuar 1.22 miliardë dollarë
Shqipëria, gjatë dy viteve të fundit, ka pasur nivelin më të lartë të investimeve nga jashtë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu thuhet në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës, 1 miliard e 225 milionë dollarë u investuan në ekonominë shqiptare.
Vitin e kaluar investimet e huaja direkte në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ishin 3.7 miliardë dollarë, ndërsa vetëm Shqipëria e ka marrë një të tretën e tyre.
Të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin 2008, investimet e huaja në Ballkanin Perëndimor janë ulur me gati 47 për qind. Mirëpo, sipas OKB, tendenca ka prekur të gjitha vendet, përveç Shqipërisë, ku investimet nga jashtë jo vetëm që kanë ruajtur ritmet e parakrizës, por vitin e kaluar madje arritën nivelin më të lartë historik.
Në raportin e sapopublikuar për investimet e huaja direkte (IHD) në 2014-n, OKB vërenë se për Shqipërinë perspektiva është pozitive, citon TG.
Sipas raportit, gazsjellësi Transadriatik do të gjenerojë në ekonominë shqiptare një nga projektet më të mëdha të financuara nga jashtë, me përfitime të rëndësishme zinxhir për një sërë industrish, përfshirë manifakturën dhe transportin.
Pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, veçanërisht vitet e fundit, ka qenë kryesisht në sektorin energjetik.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?