Futboll

Shqipëria kërkon të sigurojë sot kualifikimin në ndeshjen ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot në udhëtim te Moldavia, në ndeshjen kualifikuese që mund t’ia sigurojë kualifikimin në Euro 2024, përcjell albinfo.ch.

Kuqezinjtë janë mysafir të Moldavisë në takimin e raundit të shtatë të vlefshëm për Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Stadionul Zimbru” me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është gati për të dhënë maksimumin dhe me një rezultat pozitiv të sigurojë kualifikimin.

Shqipërisë i nevojitet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin në Euro 2024 dhe ndeshjet e tjera nuk kanë rëndësi si përfundojnë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti