Futboll
Shqipëria me katër risi, ftohet edhe Bujar Lika nga Zvicra
Për herë të parë në Kombëtare është ftuar mbrojtësi Bujar Lika, i cili luan në skuadrën zvicerane, Grasshopper. Ai është 25-vjeçar dhe ka bërë paraqitje të mira në Superligën Zviceran
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka bërë publike listën për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, shkruan albinfo.ch.
Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 26 mars, derisa janë ftuar katër futbollistë të rinj, shkruan albinfo.ch.
Për herë të parë në Kombëtare është ftuar mbrojtësi Bujar Lika, i cili luan në skuadrën zvicerane, Grasshopper. Ai është 25-vjeçar dhe ka bërë paraqitje të mira në Superligën Zvicerane.
Tre futbollistët tjerë të ftuar për herë të parë janë edhe Herdi Prenga, Enis Gavazaj dhe Kristal Abzaj.
Për këtë ndeshje miqësore mungojnë Armir Abrashi dhe Frederik Veseli për shkak të lëndimeve, derisa Ledian Memushaj nuk është ftuar.
Ndërkohë, nuk mungojnë emrat tjera si Lenjani, Mavraj, Xhaka dhe Sadiku.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave