Sport
Shqipëria humb nga Serbia, por është vetëm një hap larg historisë
Kuqezinjtë kanë humbur me rezultatin 2:0 me Serbinë në Elbasan Arena, megjithatë djemtë e udhëhqur nga De Biazi kanë mundësi të kualifikohen në finalet e Kampionatit Europian, pasi u mjafton një fitore më Armeninë.
Pavarësisht se stadiumi Elbasan Arena ka një kapacitet të vogël krahasuar me 100 000 mijë kërkesat që kanë qenë në prag të kësaj sfide të shumëpritur, atmosfera brenda tij është tepër elektrizuese dhe kushtet janë mjaft komode.
Kudo mbretërojnë ngjyrat kuqezi dhe secili tifoz ka vendosur mbi kokë nga një plisë, i cili tani është kthyer në ritual sa herë që luan Shqipëria, ndërsa është e pamundur të pikasësh ndonjë vend bosh.
Tifozët, të cilët u përkasin grupmoshave të ndryshme duke filluar nga adoleshentët deri tek të moshuarit, nuk ndalojnë për asnjë moment së kënduari këngë patriotike, duke thirrur në kor emrat e lojtarëve kuqezi apo edhe duke brohoritur me zë të lartë slloganin legjendar ‘Shqipëri Etnikë’, i cili në këtë sfidë përballë Serbisë ka një tjetër dimension.
Ashtu siç pritej, në momentin e hyrjes së lojtarëve serbë në fushën e lojës dhe gjatë këndimit të himnit pati disa vërshëllima ndaj tyre, por nuk mund të mungonin edhe thirrjet përkujtimore ndaj veprës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sa i përket ndeshjes, trajneri De Biazi e nisi këtë ndeshje me disa ndryshime në formacionin bazë, siç është aktivizimi mbrojtësit Lila, mesfushorit Memushaj dhe sulmuesit Balaj, por edhe me një skemë me karakter sulmues, duke lënë në stol disa lojtarë të afirmuar si mesfushorët Abrashi e Gashi dhe sulmuesin Cikalleshi.
Pjesa e parë është balancuar, teksa kuqezinjtë kanë njëmundësi të mirë për të shënuar në minutën e 8 me anë të Lilës, i cili gjuan më kokë topin e krosuar nga Lenjanin, por portieri serb, Stojkoviç grushton i sigurt këtë gjuatje.
Në minutën e 36, Mitroviç depërton brenda zonës dhe pason në qendër dhe pas një rrëmuje Lajiç e shtyn topin në rrjetë, por arbitri Ricoli anullon golin për shkak të një faulli ndaj Berishës nga Tadiç.
Ka tension dhe protesta nga pala serbe, megjithatë pjesa e pare mbyllet me rrjeta të paprekura, 0:0.
Ndërkohë, në shkallët e stadiumit mund gjesh tifozë nga të gjitha trevat shqiptare, nga vendet e ndryshe europiane madje ka edhe nga shtetet e largëta, si: Amerika, Kanadaja apo Australia, të cilët kanë udhëtuar me ditë dhe orë të tëra për të ardhur dhe për të mbështetur Kombëtaren në rrugën e saj drejt finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016”.
Nga ana tjetër një numër ikonsiderueshëm tifozësh e ndjekin me ankth dhe emocione ndeshjen jashtë stadiumit, në ekranet që janë vendosur posaçërisht për këtë takim, duke e shndërruar për një natë Elbasanin në një kryqytet mbarëshqiptar, ndonëse kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme, pasi gjatë gjithë kohës bie shi i dendur.
Pjesa e dytë nis mire për kuqezinjtë që kanë dy mundësi të mira, respektivisht me Lenjanin në minutën e 51, por portiere serb prêt topin dhe me anë të Xhakës në minutën e 60, por topi përfundon jashtë. Papritur, një entuziazëm i madh shpërthen në stadium në momentin që Portugalia shënon golin e avantazhit përballë Danimarkës.
Ajo që bie në sy është tribuna VIP, e cila si rrallë herë është e mbushur plot e përlpot me personalite të politikës, ekonomisë, artit dhe sportit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe më gjërë; por ka edhe ambasadorë të huaj të atashuar në rajon, të cilët këtë mbrëmje duket se kanë lënë mënjanë kostumin zyrtar për të ndjekur nga afër këtë ndeshje, e cila në labirintet diplomatike është konsideruar si ndeshja e shekullit.
Në këtë ndeshje, nuk mund të mungonin as mediat më të mëdha botërore, si CNN, BBC, ESPN apo MEDIASET, ndërsa të vetmit tifozë të skuadrës serbe, përveç delegacionit të federates së tyre janë edhe 70 student serbë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri si fryt i një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dyshteteve.
Edhe në minutat e fundit Shqipëria ka një rast të mirë përtë kaluar në avantazh, kur Cikalleshit në minutën e 76, icili del i vetëm përballë portierit dhe gjuan fuqishëm me tëmajtën, por pdevijon në godije kendi Stojkoviç. Por, serbëtshënojnë dy gola të papritur me anë të Kolarovit dheLjajiçit, duke bërë të heshtin tifozat në Elbasan Arena.
Tani, djemtë e drejtuar nga De Biazi do të udhëtojnë drejt Erevanit, ku do të ndeshjen me ekipin e Armenisë ditën e Diel në orën 18:00 dhe do të bëjnë gjithçka për të realizuar ëndrrën e shumëpritur nga tifozat kuqezi, për të qenë pjesë e finaleve të Kampionatit Europian Francë 2016.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane