Shqiperia
Shqipëria hapi spitalin e tretë për Covid nga numri i madh i rasteve
Nga numri i madh i të infektuarve, veçanërisht atyre të cilëve u nevojitet mjekim spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë informoi se është hapur spitali i tretë për Kovid.
Pacientët e parë me Kovid-19 janë pranuar mbrëmë, pasi plotësisht janë përmbushur kapacitetet në të dy spitalet e kovid, Klinikës Infektive dhe spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët shqiptarë se asnjëherë nuk e ka ndalur dhe nuk do ta ndalë punën, me qëllim që të gjithë që kanë nevojë t’u ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.
“Si edhe gjithnjë ju lusim: Të gjithë bashkë të përpiqemi që të shmangim përhapjen e infeksionit, duke i respektuar masat”, qëndron në fund të komunikatës së Ministrisë.
Dje ishte regjistruar rekord i ri negativ prej 319 të sapoinfektuarve ose 21 për qind e të testuarve, si dhe numri më i madh i të hospitalizuarve ose 301 persona. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje