Shqipëria

Shqipëria hap kufijtë për turistët nga mbarë bota

MPJ: Mund të hyni pa test Covid-i apo dokument tjetër të veçantë

Sot, Ministria e Jashtme njofton të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur për të pritur turistët gjatë sezonit turistik, transmeton albinfo.ch.

Në një njoftim në “Facebook”, ministria thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar ✈️Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.

Për më shumë informacion:

? https://bit.ly/3fQDx6N

#MirësevininëShqipëri ??