Shqipëria
Shqipëria hap grupkapitullin e gjashtë të negociatave me BE-në
Në Bruksel, më 17 dhjetor, u mbajt konferenca e tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku u hap grupkapitulli i gjashtë i negociatave për anëtarësim në BE.
Ky grupkapitull përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ky grupkapitull është më i lehtë për Shqipërinë.
“Nuk është fort i vështirë sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së sa i përket diplomacisë, sigurisë, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash dhe ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb, që ne duam të martohemi me BE-në, të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës’ tha Rama.
Ai tha se Shqipëria ka shumë punë para, por nënvizoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do e bënte Bashkimin Europian më të fortë.
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, theksoi rëndësinë e hapjes së grupkapitullit të gjashtë për marrëdhëniet me jashtë, duke e cilësuar si një moment kyç në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Ky vendim është edhe një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më tej që zgjerimi është prioritet për BE dhe në jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera dhe të mund ta plotësojmë dhe të përforcojmë unionin tonë, bashkimin tonë, në bazë të ndryshimevegjeostrategjike që po ndodhin sot” tha Kos.
Peter Szijjarto, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian tha se Shqipëria ka treguar proges të shkëlqyer në 6 muajt e fundit krahasuar me 15 vitet e kaluara.
Në konferencën për mediat, Rama tha se Shqipëria ka si ambicie që negociatat të mbyllen në 2027 dhe në 2030 të realizohet antarësimi në Bashkimin Evropian.
Shqipëria i hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim më 15 tetor, 2024./REL
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz Alvin Karaqi, bartësi i shumë titujve ndërkombëtarë në karate, është duke specializuar në Kirurgjinë Ortopedike dhe...
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
-
Gjermanët po varfërohen
-
Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror Zvicra do të prezantojë një bazë të dhënash kombëtare të pasagjerëve ajror pas miratimit parlamentar. Rregullat...
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz
-
Trafiku i kushton publikut miliarda
-
Zvicër: 26 për qind më pak kërkesa për azil
-
Shkalla e ndihmës sociale në Zvicër u ul në vitin 2023