Shqipëria

Shqipëria, gati e fundit në Indeksin e Shëndetit

Shqipëria është renditur në vendin e 82, nga 84 qytetet që janë marrë në shqyrtim në Evropë për sa i përket Indeksit të Shëndetit.

Për vitin 2019 Tirana ka shënuar 46.5 pikë nga 100 në indeksin e shëndetit të publikuar nga portali më i madh i të dhënave për cilësinë dhe kostot e jetesës.

Tirana pozicionohet më keq se kryeqytetet e tjera të rajonit. Pas Tiranës në vendin 76 renditet Sarajeva, e cila ka shënuar 51.6 pikë, e ndjekur nga Beogradi në vendin e 69 me 54 pikë, ndërsa Shkupi renditet në vendin e 61 me 58.9 pikë nga 100, përcjell albinfo.ch.

Më dobët në Indeks renditen qytete të Rumanisë, Ukrainës dhe Serbisë. Në Evropë, në vendin e parë për sa i përket cilësisë në shëndet renditet Utrecht, në Holandë. Qyteti i Utrecht ka shënuar rreth 91 pikë nga 100 që janë në total. Për të gjeneruar Indeksin, Numbeo mbledh të dhëna deri në 36 muaj. Indeksi i shëndetit është një përllogaritje e cilësisë e sistemit të përkujdesjes shëndetësore, e profesionistëve të punësuar në shëndetësi, pajisjeve, stafit, doktorëve dhe kostove.