Shqipëria

Shqipëria futet në listën për Eurobond

Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shprehu bindjen se do të kenë sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia, financat e qeverisja, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur.

Pas operacionit të Eurobondit të vitit 2015, që i mundësoi Shqipërisë emetimin e 450 milionë eurove për 5 vjet me një kupon prej 5.75%, Shqipëria emetoi një Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe blerjen e një pjese të Eurobondit ekzistues që maturon deri në vitin 2020.

Transaksioni synon mbulimin e nevojave të financimit të qeverisë dhe menaxhimin në mënyrë proaktive të profilit të borxhit publik të Shqipërisë.

Përmes transaksionit, Shqipëria synon të zgjasë afatin e detyrimeve të saj me një kosto të arsyeshme, të ndjekë diversifikimin e bazës së saj të investitorëve dhe të parashikojë nevojat e ardhshme të financimit.