Lajme

Shqipëria fiton vendin e parë në teknologji

Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi janë renditur në vendin e parë

Tri vajza nga Shqipëria fituan vendin e parë në një konkurs teknologjie, duke lënë pas SHBA-në, Indinë apo Spanjën, e kjo ndodh për herë të parë!

Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, tri gjimnazistet tona të talentuara, me aplikacionin e tyre ‘GjejZa’ rrëmbyen zemrat dhe votat e jurisë profesioniste të Technovation Challenge që u mbajt pak orë më parë në Silicon Valley, në Kaliforni, përcjell albinfo.ch.

Vajzat e ekipit ‘D3C0ders’, falë përkushtimit të tyre dhe mbështetjes të Ambasadës Amerikane në Tiranë, shënuan kështu arritjen më të madhe të Shqipërisë së vogël në fushën e teknologjisë.