Shqipëria

Shqipëria e viteve ’90-a në sytë e fotografit austriak

Shqipëria e viteve ’90? Si ka qenë? Ndryshimet rrënjësore që pësoi jeta e shqiptarëve; Ngarkesa historike e psiko-sociale e një kombi të çliruar nga regjimi komunist.

Të gjitha këto na i risjell në vëmendje, nëpërmjet fotografive reale e të gjalla, historiani, antropologu dhe fotografi i mirënjohur austriak, Robert Pichler, transmeton “TCH”.

Në datën 24 janar gjithë këtë panoramë të jetës reale të viteve ‘90-a në Shqipëri, publiku mund ta ndjekë në Muzeun Kombëtar në Tiranë, “Kthim në kohë: Shqipëria e viteve ’90-të”, e fotografit austriak me kuratore Edit Pula, përcjell albinfo.ch.