CH-Ballkani

Shqipëria e varfër, por bujare

Shumica e njerëzve në Shqipëri janë larg për të qenë të pasur. Shumë prej tyre jetojnë në varfëri të madhe. Por, edhe nëse kjo mund t’ju tingëllojë si klishe, nëse ju do të takoni njerëzit atje, do të hasni në një bujari dhe përvojë të papërshkrueshme. Kështu e përshkruan mikpritjen shqiptare gazeta austriake “meinbezirk.at”, transmeton albinfo.ch.

Para se gjithash mikpritjen do ta gjeni në secilën familje. Nëse ju shkoni si turist, ata do t’ju presin me krah hapur. E nëse mundoheni të flisni disa fjalë shqip, do të merrni buzëqeshje të ngrohta dhe një respekt të veçantë.

Kjo mirësjellje e mysafirëve bëhet nga shqiptarët për shkak se jeni të interesuar për vendin e tyre të bukur.

Gazeta reportazhin e saj e pasqyron me foto të ndryshme nga përditshmëria e shqiptarëve në Shqipëri.

Shkrimi në gjermanisht:

http://www.meinbezirk.at/innsbruck/magazin/menschen-in-albanien-d1336723.html

Albinfo.ch