Shqipëria
Shqipëria e merr më 1 qershor Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Kujtojmë se 11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike, pas pranimit të saj si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përcjell albinfo.ch.
Një vit më pas, pikërisht më 1 qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit.
Në Nju-Jork në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e Jashtme, Olta Xhaçka.
Një tjetër datë historike për Shqipërinë që në këto 12 muaj si anëtare e këshillit ka ngritur zërin e argumentit fuqishëm kundra brutaliteteve ruse në Ukrainë.
Paçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA-së në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.
Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në OKB, tregon përgjegjësinë e madhe, natyrshëm edhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi ynë.
Olta Xhaçka, shefja e diplomacinë shqiptare, thotë se me marrjen e presidencës së këshillit, Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë
Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vjetësh anëtarësie, u votua për herë të parë si anëtare në Këshillin e Sigurimit, i cili përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme, ndërsa 10 vendet e tjera anëtare janë me mandat dyvjeçar.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026