Shqipëria
Shqipëria e Kroacia me marrëveshje për sigurimet sociale
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletiq nënshkruan sot në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore.
Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.
Formalizimi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrëlindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.
Janë mbi 3 000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.
Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore, që sigurojnë njohjen e ndërsjellë të kontributeve, si edhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve sa i përket tregut të punës, në rajon e më gjerë.
Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi/atsh
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta Një në nëntë banorë zviceranë investojnë në kriptovaluta. Megjithatë, shumica e bëjnë këtë për kuriozitet dhe...
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore