Futboll

Shqipëria, e gatshme për EURO 2024, triumfon në miqësoren ndaj Azerbajxhanit

Kombëtarja e Shqipërisë është gati për paraqitje në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Kombëtarja arriti fitore në miqësoren e fundit me rezulatat 3:1.

Të premten mbrëma në Szombathely të Hungarisë e mposhti Azerbajxhanin. Të përzgjedhurit e Sylvinhos janë sfiduar seriozisht nga Azerbajxhani, por u larguan nga fusha si triumfues.

Katër ditë më parë Shqipëria kishte fituar 3:0 ndaj Lihtenshtajnit. Dhe tani është koha për sfidat e vërteta, ato në Euro 2024.

Më 15 qershor është ndeshja Itali – Shqipëri. Më 19 qershor Kombëtarja luan ndaj Kroacisë, ndërsa më 24 qershor ndaj Spanjës. Ka shpresë se ajo nuk do të jetë ndeshja e fundit.

Nedim Bajrami shënoi gol të bukur me goditje nga distanca në minutën e 12-të. Rey Manaj e ka shënuar golin e dytë për Shqipërinë në miqësoren ndaj Azerbajxhanit. Manaj shënoi në minutën e 81-të.

Qazim Laçi ka shënuar golin e tretë për Shqipërinë në miqësoren ndaj Azerbajxhanit. Laçi shënoi gol me goditje të fortë nga zona në minutën e 87-të.