Shqipëria
Shqipëria e fundit në Evropë për të ardhurat në vitin 2017
Për sa i përket Bashkimit Evropian, nivelin më të ulët të konsumit për frymë e mban Bullgaria me 49% të mesatares dhe më të lartin Luksemburgu me 253%
Shqipëria vazhdon të mbetet e fundit për sa i përket konsumit dhe të ardhurave në Evropë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, të ardhurat mesatare për banor te shqiptarët ishin sa 29% e mesatares së Bashkimit Evropian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë.
Pas Shqipërisë renditet Bosnja me 32%, e cila dikur kishte një tregues më të përkeqësuar se Shqipëria.
Të ardhurat më të larta për banor ndër vendet e Ballkanit Perëndimor i Mali i Zi, të cilat në 2017-n ishin 46%. Më pas renditen Serbia dhe Maqedonia me të ardhura për frymë sa 37% e mesatares së Bashkimit Evropian, shkruan ‘monitor’.
Edhe konsumi është më i ulëti në rajon. Për 2017-n, konsumi për banor llogaritej 37% e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nivelin më të lartë të konsumit për banor në rajon e mban Mali i Zi. Konsumi për banor u llogarit në 2017-n sa 57% e mesatares së Bashkimit Evropian. Serbia renditet e dyta me 46%, pasuar nga Bosnja dhe nga Maqedonia me përkatësisht 42 dhe 41%, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe nga Shqipëria, shtete e tjera kanë arritur që të përmirësojnë treguesit e të ardhurave për banor në raport me mesataren e BE-së, duke ecur më shpejt se Shqipëria me të ashtuquajturin procesin e konvergjencës (rritjen me ritme më të shpejta se vendet e BE-së, me synim për të arritur sa më shpejt mesataren evropiane të të ardhurave).
Për sa i përket Bashkimit Evropian, nivelin më të ulët të konsumit për frymë e mban Bullgaria me 49% të mesatares dhe më të lartin Luksemburgu me 253%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit