Shqipëria

Shqipëria, pas Danimarkës, me më pak raste të vjedhjes së makinave

Eurostat tregon se Shqipëria është një vend i sigurt për makinat

Është bërë e ditur se Shqipëria renditet e dyta, pas Danimarkës, me më pak raste të vjedhjes së makinave.

Shifrat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria është një vend i sigurt për makinat.

Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian dhe vendet e EFTA-s, mesatarja e vjedhjes së makinave përgjatë periudhës 2015-2017 për 100 mijë banorë varion nga 4, deri në 328, me vendet e Europës Perëndimore që janë në krye të kësaj liste, Italia, Greqia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika apo Holanda.

Po ashtu, në Shqipëri vjedhjet e automjeteve për 100 mijë banorë në periudhën 2015-2017 fiksohen në vetëm 10.4 për 100 mijë banorë, përcjell albinfo.ch.