Shqipëria

Shqipëria, drejt bisedave për aderim në Bashkimin Evropian

Sipas informacioneve të fundit, tashmë është ngritur grupin negociator i Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian, që do ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan albinfo.ch.

Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces, është shprehur ministri i Jashtëm, Genc Cakaj.

“Puna e tyre duhet të mbështetet nga të gjithë, pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë”, tha ai. /Albinfo.ch