Shqipëria
Shqipëria do të përballet sot me Kilin
Shqipëria do të përballet në miqësoren e parë me Kilin sonte në mbrëmje në “Ennio Tardini” të Parmës.Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, me tifozët shqiptarë që kanë shprehur interesim të madh për të parë kombëtaren kuq e zi nga afër, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar.SuperSport mëson se Sylvinho pritet të zgjedhë këtë formacion titullar kundër skuadrës La Roja.
Në portë do ta nisë nga minuta e parë Thomas Strakosha, ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër, dhe Mario Mitaj e Elseid Hysaj nga krahët.
Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit.
Repart ku do të rikthehet Armando Broja nga minuta e parë në majë, ndërsa nga krahët konfirmohen Jasir Asani dhe Taulant Seferi.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme