Shqipëria

Shqipëria do të blejë vaksinën ruse

Në një njoftim të fundit, Ministria e Shëndetësisë e ka rrugën të hapur për të blerë vaksinë ruse Sputnik V, transmeton albinfo.ch.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtim të Shqipërisë, Insitutit të Shëndetit Publik dhe ‘Human Vaccine’ LLC.

Kjo është kompania që do të furnizojë Shqipërinë me vaksinën ruse.