Lajme
Shqipëria dhe Maqedonia nuk janë më në listën e karantinës në Zvicër
Sipas listës së përditësuar të BAG, Shqipëria ka 139 raste në 100 mijë banorë ndërsa Maqedonia, 289. Kosova, e cila prejk mëse një muaji nuk është më në këtë listë, ka "vetëm" 111 raste
Me vendimin e fundit të Qeverisë Federale të Zvicrës, klasifikohen vetëm katër shtete si zona me rrezik.
Kjo ka ndodhur pas ngritjes së madhe të numrit të rasteve në vetë Zvicrën, gjë që e bën të pakuptimtë vënien në karantinë të vendeve që tashmë kanë dukshëm, më pak raste se sa Zvicra, shkruan albino.ch
Kështu, nga e enjtja do të zbatohet një listë dukshëm më e vogël e vendeve me rrezik.
Rrjedhimisht, edhe Shqipëria dhe Maqedonia , në mënyrë automatike nuk do të jenë më në zonën me rrezik të Zvicrës. Shifrat e fundit, ndonëse në rritje, që kanë këto dy vende ballkanike, janë megjithatë shumë më të ulëta se ato të Zvicrës.
Kështu, sipas listës së përditësuar të BAG, Shqipëria ka 139 raste në 100 mijë banorë ndërsa Maqedonia, 289. Kosova, e cila prej mëse një muaji nuk është më në këtë listë, ka “vetëm” 111 raste në 100 mijë banorë. Ndërsa Zvicra tashmë ka 763 sosh.
Vendeet e vetme që do të vazhdojnë të jenë në “listën e zezë” të Zvicrës janë: Belgjika, Republika Çeke, Andorra dhe Armenia: Këshilli Federal klasifikon vetëm këto katër shtete dhe tri zona në Francë si rajone me rrezik në rritje të infeksionit me koronavirus, trasnmeton albinfo.ch.
Rajonet franceze që edhe më tutje konsiderohen zona me rrezik janë: Hauts-de-France dhe ÎIe de France / Paris, si dhe territori përtej detit i Polinezisë Franceze
Rregulloret e reja zbatohen nga e enjtja. Vetëm ata që hyjnë në Zvicër nga këto katër vende duhet të mbajnë karantinën për dhjetë ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit