Shqipëria
Shqipëria dhe Austria lehtësojnë tregtinë mes vete
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner.
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit theksuan, se është shumë e rëndësishme rritja e bashkëpunimit në fushën e lehtësimit të tregtisë bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve për bashkëpunimin në fushën e doganave, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Në fjalën e tij, kreu i Doganës shqiptare, Gazheli, falenderoi ambasadorin Steiner për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e rritjes dhe forcimit të kapaciteteve të Administratës Doganore, kryesisht nëpërmjet projektit të binjakëzimit mes dy autoriteteve doganore në kuadër të asistencës financiare të Bashkimit Evropian me fondet IPA 2018.
Sipas Gazhelit, mes dy administratave doganore ka patur bashkëpunim të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve, trajnimeve, përafrimin e legjislacionit me acquis-communitaire etj.
Ambasadori Steiner vlerësoi nga ana e tij progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, sidomos në fushën e doganave, praninë e investitorëve austriakë në tregun shqiptar dhe ecurinë e suksesshme të projektit të Binjakëzimit mes dy administrative doganore të Austrisë dhe Shqipërisë duke konfirmuar thellimin e bashkëpunimit.
Vëllimet tregtare mes Shqipërisë dhe Austrisë ishin më shumë se 60 milionë euro në vitin 2020, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit 2021 me rritje 51 % të eksporteve në vlerë dhe rritje 33 % të importeve.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën