Futboll

Shqipëria dëshpëron në ndeshjen e fundit

Humbja bëri që Shqipëria të bie në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve

Në “Air Albania”, Kuqezinjtë u mposhtën 2:1 nga Ukraina në ndeshjen e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve.

Humbja bëri që Shqipëria të bie në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Shqipërisë i duhej fitorja për të shpresuar për vendin e parë në grup. Por fitorja ishte larg dhe humbja bëri që kuqezinjtë të mbesin të fundit në grupin B1 të Ligës së Kombeve, transmeton albinfo.ch.

Shqipëria i ka shtatë pikë, sa edhe Gjeorgjia. Pasi bilanci në ndeshjet e ndërsjella është i barabartë, renditjen e vendosi goldallimi i përgjithshëm, ku Gjeorgjia qëndron më mirë.

Që në minutën e pestë Oleksandr Zinchenko shënoi për epërsinë 1:0 të Ukrainës. Nuk vonoi shumë dhe Thomas Strakosha e pësoi edhe golin e dytë. Sërish një mbrojtje e keqe kushtoi shtrenjtë në minutën e dhjetë, kur shënoi Roman Yaremchuk për 2:0. Uzuni siguroi penallti, të cilën në gol e shndërroi Nedim Bajrami në minutën e 75-të.

Shqipëria vazhdoi me sulme dhe kishte edhe disa raste tjera shënimi. Por pa e dërguar topin në rrjedhë. Dhe kështu fitorja i takoi Ukrainës, që përfundon e dyta në grup me tetë pikë. Grupin e fitoi Çekia me 11 pikë,  që avancon në  Ligën A për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.