Shqipëria
Shqipëria dënon ashpër sulmin ndaj Izraelit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënoi sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit.
Në një deklaratë të postuar sot në “X”, Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë kundër veprimeve që kërcënojnë paqen dhe sigurinë.
Kreu i shtetit Shqiptar bën të ditur se Shqipëria shpreson në shmangien e këtij konflikti, ndërsa thekson edhe pasojat në një shkallë më të gjerë që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme:
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedent të Iranit ndaj Izraelit dhe përcjell shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, si dhe të ketë pasoja të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shkruan presidenti i Shqipërisë.
Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, mbrëmjen e së shtunës, duke theksuar se Shqipëria e dënon këtë sulm të ashpër dhe të paprecedentë, siç e quan ai.
Në një postim në X, kryeministri thotë se ky sulm përbën rrezik për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme, duke shprehur solidaritetin me popullin izraelit.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”, shkruan kryeministri shqiptar.
Më tej, Rama thekson nevojën kritike për armëpushim në Gaza, ” duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.”
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës