Shqipëria
Shqipëria, një nga vendet e para në Evropë që legjitimon kriptovalutat
Krahas thithjes së investitorëve të huaj, përmes këtij ligji synohet edhe ulja e kostove të dërgesave nga emigrantët
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati draftrregulloret shoqëruese të ligjit për “Tregjet Financiare të mbështetura në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” që i hap rrugë përdorimit të monedhave virtuale në vend, i miratuar gati një vit më parë nga Parlamenti.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i AMF-së, Ervin Mete, gjatë raportimit të tij mbi institucionin në Komisionin e Ekonomisë, sipas të cilit jo vetëm AMF, por dhe Këshilli i Ministrave kanë përfunduar aktet nënligjore dhe po shqyrtohen nga të gjithë aktorët e përfshirë në proces, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka draftuar rregulloret, të cilat janë dërguar për shqyrtim te autoritetet respective, sepse vetë ligji parashikon një sërë institucionesh të përfshira, ku veç AMF-së më kryesori është AKSHI që duhet të japë një certifikim të aspekteve dhe sigurisë teknologjike të aktorëve që përfshihen në këto tregje.
Nga ana tjetër, vetë ligji referon Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave si një aktor i përfshirë dhe për një kategori licencash që do të bëjnë të mundur konvertimin e këtyre aseteve në para fizike përfshin dhe Bankën e Shqipërisë për të lëshuar një licencë respektive. Edhe ne kemi përgatitur draftrregulloret tona që janë qarkulluar për mendim dhe këshilli i ministrave në dijeninë tonë ka qarkulluar për mendim dhe janë në fazën finale aktet rregullative”, shprehet Ervin Mete, kryetar i AMF.
Por, teksa kuadri rregullator nuk është plotësuar ende a ka pasur interes nga investitorë vendas e të huaj për zhvillimin e këtyre aktiviteteve?
“Deri tani duke qenë se dhe aktet rregullative nuk janë finalizuar nuk kemi pasur asnjë interes të shprehur për fashën në mbulimin tonë që është tregtimi ose përdorimi i aseteve virtual në tregjet e kapitalit”, tha Ervin Mete, kreu i AMF.
Me miratimin e plotë edhe të akteve nënligjore, Shqipëria bëhet një nga vendet e para në Europë që legjitimon kriptovalutat si Bitcoin dhe rreth 2000 monedha të tjera virtuale përmes përdorimit të teknologjisë blockchain. Krahas thithjes së investitorëve të huaj, përmes këtij ligji synohet edhe ulja e kostove të dërgesave nga emigrantët.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh