Uncategorized
Shqipëria afër marrëveshjes me Kanadanë për sigurimet shoqërore
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 60 mijë shqiptarë në Kanada
Parlamenti shqiptar është drejt ratifikimit të marrëveshjes së prillit me Kanadanë për mbrojtjen shoqërore të emigrantëve shqiptarë atje.
Skema që do të aplikohet përfshin të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe të afërmit e tyre, të cilët, sipas të dhënave zyrtare nga Republika e Shqipërisë kapin numrin e 60 mijë personave, raportojnë mediat shqiptare.
Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura, përcjell albinfo.ch.
Objekt i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe akti i sigurimeve për të moshuar e plani kanadez i pensionit, në Kanada.
Palët kanë rënë dakord të japin përfitime në para për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe ato familjare, bazuar në legjislacionet respektive të mbrojtjes shoqërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë