Shqipëria
Shqipëri, 4 viktima dhe 126 raste të reja
Është bërë e ditur se katër pacientë nuk e fituan betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në vend, ndërsa Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 126 raste të reja, transmeton albinfo.ch.
“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51-vjeçar nga Dibra, një 62-vjeçare nga Tirana, një 68-vjeçar nga Shkodra dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”.
Sipas autoriteteve të shëndetësisë së Shqipërisë, thuhet se situata vijon të jetë serioze në dy spitalet Kovid. Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë ka një apel të veçantë drejtuar të rinjve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.
Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.
Respektoni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive”.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999” Mjetet nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e një faqeje interneti në të...
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” flasin me profesionalizëm për krizën e mungesës së talenteve në Zvicër
-
“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
-
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
-
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih Shefi i Konsullatës, Vigan Berisha është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar...
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë
-
Çmimet e parkimit në Zvicër po rriten më shpejt se inflacioni
-
Vizat Shengen, vetëm në formë dixhitale
-
Zvicër: Fondet e papunësisë do të rimbursohen vetëm me shpenzimet reale