Shqipëria
Shqipëri-Zvicër, kremtohet 50 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës paraqitën historikun dhe faktet mbi vendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve para 50 vjetëve
Përmes kumtesave dhe prezantimeve nga ekspertë zviceranë dhe shqiptarë, historiku i marrëdhënieve diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë u shpalos në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Konferenca dhe ekspozita “50 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Zvicër” mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik, qeverisë, politikës, historisë, diplomacisë, kulturës, dhe besimeve fetare.
“Ky kremtim është shenjë e rëndësisë që ka ky përvjetor për të dy vendet dhe gjithashtu dëshmon lidhjet e hershme mes popujve tanë, bazuar në histori njerëzore e dokumente arkivore, të cilat shkojnë përtej këtij gjysmëshekulli. Ai vjen si një moment reflektimi për atë që është arritur dhe për vijimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Zv. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Sokol Dedja. Ai gjithashtu falënderoi Zvicrën që qëndroi përkrah Shqipërisë në momente të vështira për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit e pandemisë, duke ofruar kontribute mjaft bujare.
Në videon përshëndetëse Ministri i Jashtëm i Zvicrës Ignazzio Cassis theksoi se Zvicra është e përkushtuar të vazhdojë të qëndrojë përkrah Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian. “Unë ju bashkohem në festimin e këtij përvjetori dhe në reflektimin mbi lidhjet dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Le të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të rrisim shkëmbimet tona në dobi të popullit shqiptar dhe atij zviceran”, tha Ministri Cassis.
Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître tha: “50 vjet më parë dy vendet tona firmosën për marrëdhënie formale diplomatike dy-palëshe. Në 50 vitet që pasuan, dy vendet tona kanë intensifikuar shkëmbimet, janë afruar, dhe bashkëpunojnë ngushtë”.
Ambasadori i parë i Shqipërisë post-komuniste në Zvicër, Gazmend Turdiu, ndau kujtimet dhe përshtypjet e tij nga momentet kur dy vendet nisën shkëmbime të reja në fazën pas 1992.
Aktiviteti përfshiu edhe një ekspozitë me dokumente dhe foto të papublikuara deri tani të cilat hedhin dritë mbi evolucionin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike e njerëzore midis dy vendeve.
Zvicra dhe Shqipëria kanë rritur bashkëpunimin në shumë fusha në dekadat e fundit. Zvicra është aktualisht një nga mbështetësit dhe donatorët kryesorë për zhvillim dhe bashkëpunim me Shqipërinë, në nivel dy-palësh dhe shumë-palësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë Në fund të shtatorit të këtij viti, numri i të punësuarve në industrinë zvicerane të prodhimit...
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?