Shqipëria
Shqipëri: Zonat e mbrojtura, destinacion i 253 mijë turistëve vendas e të huaj

Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj, pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor, ku përveç bukurive bregdetare, ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë, e cila u ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.
Mbi 253 mijë turistë vendas e të huaj vizituan zonat e mbrojtura në maj 2019, duke shënuar thuajse 65 mijë vizitorë më shumë se në maj 2018.
“Zonat e mbrojtura, destinacione të padiskutueshme të turizmit gjithëvjetor natyror. Edhe këtë fundjavë të nxehtë turistë nga Belgjika, Gjermania, Franca, Hollanda, Kina, Austria përveç vizitorëve të shumtë vendas, zgjodhën të pushonin në atraksionet që ofrojnë zonat e mbrojtura, si Ujërat termale të Bënjës, Shpella e Akullit, Ujëvara e Sotirës, Kanionet e Osumit, Kepi i Rodonit e shumë destinacione të tjera në parqet kombëtare “Bredhi i Hotovës”, “Mali i Dajtit”, “Shebenik-Jabllanicë” e “Divjakë- Karavasta”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur.
E-Diaspora
-
Edona Elshan: Një udhëtim akademik nga Zvicra në Holandë Edona punon si asistente profesore në KIN Center for Digital Innovation në Universitetin VU Amsterdam...
-
Welcome Home Immobilien GmbH, ofrues novator i ndërtesave atraktive në rajonin e Bazelit
-
Arrestohet në Angli 56-vjeçari shqiptar, kultivoi kanabis
-
10 të arrestuar në bandën e drogës të vëllezërve shqiptarë në Milano
-
Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të mbroheni nga shkëputjet e pabaza të marrëveshjes së qirasë në Zvicër? Dëbimet për arsye të dyshimta janë shumuar në Zvicër, duke lënë qiramarrësit pa çati mbi kokë....
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji mars
-
Veturat pa shofer janë autorizuar nga sot në Zvicër, por nuk është miratuar asnjë mjet autonom
-
Gjeneva do të presë konferencën për konfliktin në Lindjen e Mesme më 7 mars
-
Edona Elshan: Një udhëtim akademik nga Zvicra në Holandë