Shqipëria
Shqipëri: Vonesat në fluturime, kompensohen 800 pasagjerë
Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bën të ditur se ka arritur në 800 numri i pasagjerëve të kompensuar nga kompanitë ajrore, për shkak të vonesave në fluturime.
Sipas AAC, sa u takon kompensimeve të pasagjerëve, në muajin shkurt numri i tyre u rrit me 100 më shumë krahasuar me muajin janar.
AAC bën të ditur se kompania “Fly Ernest” ka kompensuar 96 pasagjerë, ndërsa “Blue Panorama” ka kryer 500 kompensime. Kurse, “Wizz Air” numëron në total 74 kompensime një muaj më parë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, AAC raporton se janë në proces edhe 1200 kompensime nga kompanitë ajrore.
AAC mbetet e angazhuar t’i përgjigjet me procedurë kompensimi çdo ankese të qytetareve për vonesat në linjat ajrore, duke përmbushur kështu misionin e saj në shërbim të qytetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025