Shqipëria

Shqipëri: Turistët e parë! Ja si polakët, këmbëzbathur kërcejnë valle shqiptare

Ata nuk pëlqejnë vetëm ushqimet apo plazhet e bukura të Shqipërisë por edhe muzikën e vallet tradicionale shqiptare

Shqipëria është një ndër vendet më të pëlqyera për turistët e huaj e sidomos gjatë sezonit veror.

Disa turistë janë mbledhur duke kërcyer valle nën tingujt e muzikës shqiptare në një nga lokalet e qytetit të Pogradecit. Ata janë përfshirë aq shumë sa kanë preferuar të rrinë këmbëzbathur duke u përpjekur që të kapin lëvizjet.