Shqipëria

Shqipëri: Tensionohet protesta opozitare, molotov tek kryeministria

Protestuesit e opozitës kanë sulmuar me bomba molotov godinën e Kryeministrisë gjatë momentit që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën në protestën e opozitës.

Sulmi ndaj godinës së qeverisë ndodhi intensivisht gjatë 5 minutave të para kur Berisha mori fjalën në protestë përmes një video-lidhjeje me “Zoom”, raporton euronews albania, transmeton albinfo.ch.

Flakët e zjarrit u shuan menjëherë nga shërbimet e policisë të cilat qëndrojnë në gatishmëri.

Situata u normalizua brenda disa minutash. Sulmi me molotov u ndal nga protestuesit dhe nuk pati tentative të tjera prej tyre për të hequr gardhin metalik mbrojtës të vendosur nga forcat e rendit.