Lajme
Shqipëri: Të rinjtë u goditën më së shumti nga pandemia
Një vit pas pandemisë dhe 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, situata ekonomike në Shqipëri është e paqëndrueshme. Humbjet reale të shkaktuara në tregje dhe buxhet, kanë ndikuar thellësisht edhe në gjendjen shpirtërore të individëve. Sondazhi i MRB i prezantuar në Euronews Albania, zbulon se 48% e qytetarëve kanë ndjesi ankthi për situatën ekonomike, përcjell Albinfo.ch.
Madje, 7% e tyre po e përjetojnë më rëndë, kur thonë se janë nervozë, një gjendje kjo që shkon përtej shqetësimit. Anketa zbulon se ky përjetim është më i shprehur tek mosha 18 deri në 24 vjeç. Ndërkohë, aspekti pozitiv reflektohet tek 56% e të pyeturve, prej të cilëve 28% e shohin situatën ekonomike të vendin me optimizëm.
Azmi Stringa, ekspert ekonomike thotë se qytetarët janë më të varfër nga pandemia por edhe më të pasigurt. Z. Stringa shprehet se përballë një pasigurie globale, në aspektin lokal duhet të mos bëjmë keq menaxhime në mënyrë që problemet të adresohen dhe efekti të jetë minimal. Eksperti thotë se vetëm duke e kthyer ekonominë në konkurruese dhe duke çliruar tregun do të mund të ndalohet largimi i të rinjve që vjen pikërisht për shkak të pasigurisë për të ardhmen.
“Fatkeqësisht duhet të kuptojnë diçka, fokusi duhet të jetë tek të rinjtë. Borxhi është një kosto për brezin e ri. I gjithë thelbi është të mos djegim rininë dhe ccfarë masash duhet të marrim për të investuar për ta”, tha ai.
Sipas ekspertit të ekonomisë inovacioni, arsimimi dhe çlirimi i tregut në mënyrë që të rinjtë të konkurrojnë mund të luajnë një rol vendimtar në frenimin e largimit të të rinjve pasi në të kundërt ekonomia do të ketë pasoja.
“Nëse largohen të rinj do të kemi problem në financat publike dhe pensione. Të rinjtë janë goditur më shumë nga kjo situatë. Ata nuk kanë sigurime mjaftueshëm, një pjesë e tyre janë të angazhuar në punë informale. Koston nuk e kanë mbajtur vetëm ata, por edhe prindërit”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor