Shqipëria
Shqipëri: Situata me Covid-19, nën kontroll
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi sot se “në Shqipëri situata mbetet e kontrolluar. Komiteti ka vendosur të mos ndryshojë masat, por sigurisht të rekomandojë vaksinimin si të vetmen armë që e kemi për të kufizuar përhapjen e infeksionit dhe për të pasur një kontroll në hospitalizim dhe për të reduktuar fatalitetet”.
Në një intervistë televizive, Manastirliu tha se “Komiteti Teknik i ekspertëve dje ka pasur një komunikim me publikun, ku ka relatuar edhe përhapjen 2-javore, ku ka një rënie të lehtë, por rastet aktive janë të rritura. Që do të thotë dhe shpërndarja në bashki është rritur. Kemi 48 bashki që vijon një rritje e virusit. Ka ende qarkullim që është një qarkullim i lartë, por krahasuar me vendet e rajonit, por edhe me vende evropiane, ne situatën e kemi nën kontroll”.
Lidhur me vaksinat Manastirliu tha se “të gjitha vaksinat veprojnë. Nuk do të kishim marrë asnjëherë vaksina që nuk do të ishin të certifikuara. Që prej fillimit të kontratave që ne kemi lidhur të përpjekjes që ka bërë qeveria shqiptare për të garantuar në një kohë shumë të shpejtë sepse të gjithë qytetaret kanë qenë me pritshmëri maksimale për t’i patur vaksinat, ne kemi garantuar vaksinat e Pfizer, AstaZeneca, SinoVac dhe të Sputnik, Të gjitha këto janë vaksina të certifikuara, pra garantojnë efektivitet”.
“Ne e kemi garantuar furnizimin me Pfizer nga instrumenti Covax-it për t’u furnizuar me lloje vaksinash. Pse nuk qenka AstaZeneca kaq e mirë? Pse nuk është Coronavac apo Sinovak kaq të mira? Janë të gjitha të mira. Vetëm se sigurisht që për një arsye apo një tjetër qoftë dashamirëse apo dashakeqe në kuptimin e informacioneve të gabuara që japin çojnë vëmendjen e qytetarëve drejt një lloji vaksine që mendojnë se është më efektive. Jo. Të gjitha vaksinat janë efektive. Ndryshe Komiteti nuk do t’i kishte rekomanduar. Janë rekomanduar nga Komiteti përpara se t’i blinte qeveria, ashtu sikur komiteti i vaksinimit rekomandoi dozat buster dhe qeveria i është përgjigjur duke rritur volumin e vaksinave si dhe uljen e moshës së vaksinimit +12 dhe +16 me sëmundje kronike gjithmonë me konsensusin e prindit”, nënvizoi Manastirliu.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim