Shqipëria
Shqipëri: Shtohen 21 raste të reja, në mesin e tyre edhe fëmijë
Shtohen 21 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 467 numrin total të të prekurve.
Nga rastet e reja është 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë pa shenja të sëmundjes.
Rastet e reja u konfirmuan pas 193 personave të testuar.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara.
Aktualisht në Shërbimin Infektiv janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi i hetimit epidemiologjik në terren.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive është si vijon:
– Tiranë 221 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 15 raste – Fier 32 raste – Kavajë 8 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 17 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 70 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast – Has 13 raste – Krujë 6 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës