Të tjera

“Shqipëri, Shqipëri”, tifozët malazezë përplasen me serbët

Mbrëmë u zhvillua dueli Serbi-Mali i Zi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët. Të luhet një takim futbolli në Serbi e të mos ketë incident është thuajse e pamundur, teksa ato nuk munguan as në duelin e mbrëmjes së sotme.Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit, përcjell albinfo.ch.

https://www.vijesti.me/sport/fudbal/678098/video-carke-na-tribinama-redar-oteo-zastavu-letjele-stolice

Bëhet me dije nga “Vijesti.me” se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe.

Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të publikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri.

Ndërkohë, për Malin e Zi në fushë u paraqitën nga minuta e parë ishin edhe 3 futbollistët me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.