Shqipëria
Shqipëri: Sekuestrohen rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara në Aeroport
Rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri janë sekuestuar nga shërbimet e policisë kufitare.
Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R., 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai, njoftojnë autoritetet shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76,000 euro, të cilat tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.
Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11,370 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit të mësipërm iu refuzua dalja nga Shqipëria.
Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch., 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11,900 euro dhe 1.240.000 lekë, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit të mësipërm iu refuzua dalja nga Shqipëria, bëhet e ditur në njoftim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












