Shqipëria

Shqipëri: Seancë me tensione, opozita djeg karriget jashtë Kuvendit

Nê një aksion të zhvilluar sot, opozita shqiptare ka reaguar pak ditë pasi Gjykata e Apelit në Shqipêri dënoi me një vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”.

Nga bllokimi i foltores, gjuajtjes me sende të forta e deri te djegia e karrigeve të deputetëve jashtë parlamentit, ishin masat e marra nga opozitarët për ndalimin e seancës.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me këtë aksion të opozitarëve duke thënë se djegia e karrigeve të deputetëve dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Ajo shkruan se aktet ekstreme të dhunës e kthyen Kuvendin në një skenë krimi ndërsa shtoi se këto duhen marrë në shqyrtim nga organet ligjzbatuese.

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Ndërkohë Partia Demokratike ka thirrur edhe një protestë në datën 7 Tetor.