Shqipëria
Shqipëri: Rriten udhëtimet nga ajri, bie transporti detar
INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e ndjeshme e udhëtimeve nga ajri, e ndikuar nga çmimet e lira dhe shtimi i flukseve turistike.
Të dhënat tregojnë se gjithnjë e më shumë pasagjerë po zgjedhin ajrit, teksa udhëtimet përmes detit kanë shënuar tendencë rënëse, ndonëse të lehtë.
Rriten me 64% pasagjerët nga ajri
Hyrja e operatorëve me kosto të ulët dhe lulëzimi i turizmit ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të atyre që udhëtojnë përmes ajrit. Sipas INSTAT, numri i pasagjerë që kanë udhëtuar me linja ajrore në tremujorin e parë 2024, është 1.909.757 nga 1.166.000 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 63,8 %
Në transportin ajror operojnë 19 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të parë 2024, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 55.067 avionë, nga të cilët 75,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 499,5 ton, nga të cilat 77,0 % janë mallra të hyrë dhe 23,0 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 11,1 %
Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 11,4 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 19,9 %.
Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e pare 2024 është 386 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është ulur me 9,1 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e parë 2024 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Ngec transporti i pasagjerëve nga deti
Ulja e çmimeve të bileta ajrore po i bën më pak të preferuara udhëtimet e pasagjerëve përmes detit. Sipas INSTAT, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 135.680 persona. Në të njëjtën përudhë të një viti më parë, përmes detit udhëtuan 138.242 persona. Rënia është gati 2%.
Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e parë 2024 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.
Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 80,9 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Vlorës me 11,6 % dhe më pas porti i Sarandës me 7,5 %.
Në tremujorin e parë 2024, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.316,8 mijë ton.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 1,9 %.
Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e parë 2024 zë 40,0 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara.
Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e parë 2024 zë 64,5 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara/ monitor
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje