Lajme
Shqipëri: Rriten remitencat, emigrantët dërguan më shumë para në vend
Emigrantët kanë dërguar më shumë para në Shqipëri në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arritën në 268 milionë euro, duke pësuar një rritje me të njëjtën periudhë të një vitit më parë me 35.8 milionë euro.
Banka e Shqipërisë vëren se, janë rritur dërgesat jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.
Italia dhe Greqia kryesojnë, si vendet prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Më pas vijnë Anglia dhe Gjermania.
BSH-ja vëren se, nivelet e larta të remitancave, shpenzimet e turistëve, investimet e huaja direkte kanë qenë faktorët kryesore në zhvlerësimin e fortë të valutave në përgjithësi dhe euros në veçanti.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve