Futboll

Shqipëri-Poloni: Si nisi beteja me shishe?

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë u shënua nga një incident i pakëndshëm, kur arbitri ndërpreu ndeshjen në minutën e 76 për shkak se pas shënimit të golit nga ana e miqve, disa tifozë shqiptarë hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të lojtarëve të skuadrës kundërshtare, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.

Për atë që ndodhi, Shqipëria rrezikon të dënohet nga FIFA, me gjobë 200 mijë franga zvicerane, afro 185 mijë euro, por edhe mund të detyrohet të luajë dy deri në katër ndeshje pa tifozë.

Por në disa pamje të siguruara nga brenda stadiumit, në minutat 20-30 të pjesës së parë, duken tifozët polakë që lëshojnë shishe plastike drejt atyre shqiptarë, të vendosur në tribunën poshtë. Sigurisht vjen edhe përgjigja e tifozëve shqiptarë, që gjithashtu hedhin shishe me ujë në drejtim të atyre polakë.

VIDEO: