Shqipëria
Shqipëri: Plazhet përfshihen nga stuhitë dhe shiu i madh (VIDEO)
Moti i lig ka përfshirë Shqipërinë.
Pamjet që shihni në videon më poshtë janë marrë dje në Dhërmi. Autoritet kanë bërë thirrje që sidomos në zonat bregdetare të shmangen lundrimet në det, si pasojë e reshjeve të dendura dhe stuhive.
“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës”, njofton policia.
Si pasojë e motit të keq me dallgë katër persona nga një familje rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Himarës. Ata kanë dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm në det.
Policia ka mundur të shkojë te Shpella e Pëllumbave, por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch