Shqipëria
Shqipëri: Paralajmërohen ndëshkime për fermerët që përdorën pesticide në mandarina
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri njoftoi sot se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF, ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht.
Konkretisht, bëhet fjalë për tri ngarkesa me mandarina “Clementine”, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.
Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë fshati Gorican, bashkia Dimal,qarku Berat dhe fshati Mursi, bashkia Konispol, qarku Vlorë.
“Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik në datën 14 nëntor 2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport-provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve”, thuhet në njoftim, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
MBZHR bën të ditur se ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit.
Ministria njofton se kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces në kuadër të vetëkontrollit.
Po ashtu edhe ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Shqipëri. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize.
Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, MBZHR bënë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundërvajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi.
MBZHR njofton se në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikëqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë institucioneve ligjzbatuese.
Deejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.
“Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e cdo fermri dhe prodhuesi shqiptar të përmbushin detyrimet ligjore, si dhe të respektojnë praktikat e mira të punës në gjithë zinxhirin e prodhimit në fermë duke përdorur vetëm produkte të lejuara, nën mbikqyrjen e profesionistëve për të garantuar prodhim vendas të sigurt për konsumatorin shqiptar dhe tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
/
E-Diaspora
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit Prokuroria publike e Cyrihut ka hapur procedurë penale kundër Sanija Ametit. Në shtator, politikania e GLP-së...
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Norma e rritjes ekonomike goditet nga “Evropa e ngadaltë” Parashikuesit po ulin parashikimet e rritjes ekonomike për Zvicrën – të gjitha për shkak të aktivitetit...
-
Zvicër: Parlamenti miraton letërnjoftimin e ri elektronik
-
Zvicër: Krijohet lehtësim i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve të Shengenit
-
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar
-
Këshilli Federal dëshiron të ndajë paketën e marrëveshjeve me BE-në