Shqipëria
Shqipëri: Papunësia me 11.7%, burrat dominojnë tregun
Edhe pse në një vit krize, ku pandemia ndikoi negativisht në ekonomi, norma e papunësisë në vendin tonë u regjistrua në 11.7 % ose 0.2% më e lartë se në vitin 2019, shkruajnë mediat shqiptare.
Të dhënat e tregut të punës tregojnë se numri i të papunëve u fiksua në 164.613 persona, nga 1.407.958 individë të moshës 15-64 vjeç.
Individë të papunë | 164.613 |
Të punësuar | 1.243.345 |
Viti | 2019 | 2020 |
Gra | 44.4 % | 44.5 % |
Burra | 56.6 % | 55.5 % |
Sektori i shërbimeve dhe bujqësia kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me 79.5 % të volumit, ndjekur nga industria me 20.5 %.
Shërbime | 43.4 % |
Bujqësi | 36.1% |
Industri | 20.5% |
Në vitin 2020, rezulton se 46.1 % e të punësuarve marrin paga fikse, 33.3 % janë të vetëpunësuar dhe 20.6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Të punësuar me pagë familjarë | 46.1 % |
Të vetëpunësuar | 33.3 % |
Puntorë në biznes | 20.6% |
Sipas rajoneve, qarqet me shkallë më të lartë punësimi ishin Gjirokastra dhe Korça, ndërsa zonat me shkallë më të ulët ishin Lezha dhe Dibra.
Gjirokastra | 69.0 % |
Korça | 61.1 % |
Dibra | 44.7 % |
Lezha | 33.7 % |
Gjatë vitit që lamë pas, paga mesatare bruto u rrit me 2.4 %, në krahasim me 2019-n.
2019 | 52.380 lekë |
2020 | 53.662 lekë |
Punonjës në aktivitete financiare, administratë publike, arsim dhe shëndetësi kanë përfituar rroga mbi nivelin mesatar, ndërsa e kundërta është regjistruar në sektorë si bujqësia, peshkimi, magazinimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor. Edhe në këtë aspekt hendeku gjinor u shënua me 6.6% në favor të burrave. Krahasuar me vitin 2019 vihet re një ulje e numrit të personave që paguhen me pagë minimale, sikundër ka edhe rritje në fashën e pagave mbi 120 mijë lekë.
2019 | 2020 | |
Deri në 26.000 lekë | 27.9% | 26.2% |
Mbi 120.000 lekë | 4.4% | 4.7% |
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh