Shqipëria
Shqipëri: Pandemia ndikoi në rënien e shitjeve
Në vitin 2020 ndërmarrjet në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.147 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rënie me 5,1 %, krahasuar me vitin 2019.
INSTAT publikoi sot rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2020.
Mbyllja e bizneseve si dhe kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 ishte shkaku kryesor i rënies së aktivitetit përgjatë vitit 2020.
Referuar INSTAT, në vitin 2020 ushtruan aktivitetin e tyre 102.564 ndërmarrje aktive, duke u ulur me 1,5 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u ul me 5,2 %.
Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, prodhuesit e shërbimeve pësuan edhe goditjen më të madhe duke dhënë një ndikim negativ prej 3,1 %, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me 2 % pikë përqindje.
Ndërkohë sektori i tregtisë zuri peshën më të lartë të shitjeve neto me 48 %, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 12 %.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim