Kosova
Shqipëri: Pandemia i ka ulur ndjeshëm të ardhurat e diasporës
Kjo kryesisht ka të bëjë me të ardhurat e të punësuarve sezonalë në vendet e Perëndimit
Referuar statistikave, duket se pandemia i ka ulur ndjeshëm të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Në një raport të fundit, nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë vjetëve të fundit.
Duhet theksuar se metodika e Bilancit të Pagesave klasifikon si të ardhura nga puna për kompensimin e punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.
Në këtë kategori punonjësish përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë, të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës. Duket se kriza ekonomike e ka ulur kërkesën për punë jashtë vendit, ndërkohë masat kufizuese kundër përhapjes së Covid-19 e kanë vështirësuar lëvizjen ndërkufitare për qëllime të punësimit sezonal. Rënia më e fortë e të ardhurave nga puna ndodhi pikërisht në tremujorin e dytë të vitit, ku shumica e ekonomive europiane ishin nën efektin e masave kufizuese.
Vlen të cekët se të ardhurat nga puna kanë qenë një burim të ardhurash në rritje të vazhdueshme deri vitin e kaluar. Veç punësimit klasik sezonal, kjo mund të lidhet me zgjerimin e punësimit në distancë, kryesisht në formën e kontraktimit të shërbimeve outsourcing. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga puna janë bërë një zë i rëndësishëm plotësues i remitancave në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente të vendit. Për 9-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga puna përbënin rreth 42% të remitancave, ndërsa këtë vit pesha e tyre në raport me remitancat ka rënë në rreth 33%.
Siç parashikohej, kriza e lidhur me pandeminë e ka përkeqësuar pozicionin e ekonomisë shqiptare këtë vit. Deficiti i llogarisë korrente për 9 muaj arriti në 806 milionë euro, në rritje me 8.5% krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. Deficiti në mallra, që është edhe faktori me ndikimin kryesor në këtë deficit, është ulur me 8.6%, kryesisht për shkak të rënies së importeve. Por, deficiti i llogarisë korrent është rritur për shkak të rënies së të ardhurave nga shërbimet, por edhe të të ardhurave parësore, ku përfshihen të ardhurat nga puna./Monitor
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika