Shqipëria

Shqipëri: Një milion pasagjerë gjatë korrikut në aeroportin “Nënë Tereza”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se në muajin korrik të këtij viti, përmes aeroportit “Nënë Tereza” kanë hyrë mbi 1 milion pasagjerë.

“Mirëmëngjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milion, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar Rama.